10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Formohet Komisioni i Posaçëm për parandalimin e coronavirusit, të cilin e kryeson Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila kishte rend dite formimin e Komisionit të Posaçëm për parandalimin e coronavirusit.

Albin Kurti si kryeministër do të jetë kryesues i këtij komisioni, derisa anëtarë do të jenë zëvendëskryeministrat dhe një pjesë e ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Të tjerët janë anëtarë: zëvendëskryeministrat  Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, si dhe ministrat,  Arben Vitia, , Agim Veliu, , Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, , Anton Quni, , Rozeta Hajradi, Emilija Rexhepi.

Pjesë e këtij emisioni do të jenë po ashtu edhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, drejtori i agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezja, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, U.D i drejtorit të Doganës, Ibrahim Xhaka, kryeshefi i Agjencisë së Veterinës dhe ushqimit, Valdet Gjinovci.

Po ashtu, kryeministri ka propozuar që të jenë pjesë e komisionit edhe përfaqësues të inspektoratit të Shëndetësisë dhe Tregut.

Kurse me propozim të ministrit Anton Quni, pjesë e këtij komisioni është edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ky propozim i kryeministrit Kurti u miratua me të gjitha votat për, ndërsa ky do të jetë komisioni i [posaçëm deri në kalimin e kësaj situate të shkaktuar nga coronavirusi COVID-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles