Site icon Prishtinapress

Formacionet zyrtare: Juventus – Bracelona

Gjigantët e futbollit evropian, Juventus dhe Barcelona, zhvillojnë sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër në të tetën e finales e eliminoi Porton me rezultat të përgjithshëm prej 3-0.

Nga ana tjetër, Blaugranët bënë rikthimin më të madh historik duke eliminuar Paris Saint-Germainin që kishte fituar 4-0 në takimin e parë. Katalunasit fituan me rezultat 6-1 në ndeshjen kthyese dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Kujtojmë që këto dy skuadra u ndeshën në finalen e vitit 2015, të cilën klubi spanjoll e fitoi me rezultat 3-1.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Luis Enrique kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat për të cilët kanë më së shumti besim se do t’i realizojnë në mënyrën më të mirë taktikat e tyre.

Formacioni bazë i Juventusit: Buffon; Sandro, Chiellini, Bonucci, Alves; Khedira, PIanic; Mandzukic, Dybala, Cuadrado; Higuaín.

Formacioni bazë i Barcelonës: Ter Stegen; Pique, Umtiti, Mathieu; Roberto, Mascherano, Rakitic; Iniesta; Messi, Neymar, Suarez.

Exit mobile version