19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Flet njëri nga Ambasadorët e liruar nga detyra

Një vendim i Presidentit të Kosovës ka bërë që tetë ambasadorë të lirohen nga detyra në shtetet ku e kanë përfaqësuar vendin.

Njëri ndër ta është edhe Edon Cana, konsull i përgjithshëm në Strazburg të Francës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin vetë Cana, duke thënë se kjo është bërë në përputhje me ligjin në fuqi.

“Po është e vërtetë, mandati im ka përfunduar. Në përputhje me ligjin në fuqi preferohet që mandati të zgjasë katër vjet. Unë i kam kaluar ato dhe këtu nuk ka asgjë të pazakontë”, ka thënë Cana.

“Megjithatë, edhe unë kam shprehur dëshirën të lëvizi nga këtu. Jam shumë i gëzuar që tash kemi një mision funksional që e kam themeluar nga zero”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se përgjatë mandatit të tij kanë bërë shumë punë.

“Jemi anëtarësuar në Komisionin e Venedikut dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës si shtet i pavarur dhe sovran dhe e kemi përafruar Kosovën me Këshillin e Evropës deri te pragu i nevojshëm për anëtarësim të plotë. Shpresojmë që edhe ky vendim do të merret së shpejti dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”, ka shtuar Cana për Insajderin.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles