Site icon Prishtinapress

Flet kryetari i Hanit të Elezit: Si erdhi Covid-19 në komunën e tij

Afro treqindën persona futen çdo ditë nga Maqedonia Veriore në territorin e Republikës së Kosovës. Kështu ka konfirmuar kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Në një intervistë për “Indeksonline”, kryetari i pavarur ka treguar për situatën me të cilën po kalon komuna e tij me rastin e pandemisë.

“Hani i Elezit tani ka të prekur 7 persona me Covid-19. I pari që ka dal pozitiv ishte me 10 prill. Ka qenë person kontakti me të ndjerin nga Ferizaj që punonte bashkërisht në “Bondsteel”. Mandej, ju ka bërë edhe familjarëve tjerë.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.  S’ka pas asnjëherë ndonjë problem apo simptomë. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me ta si dhe kontaktohen nga Qendra e Mjekësisë Familjare”, ka thënë ai.

Më tej, Suma tregoi se personeli i ambulancës së Hanit të Elezit nga ditët e para e deri më sot kishte një përkujdesje të veçantë për personat që futen nga kufiri i Maqedonisë Veriore për në Kosovë.

“Nga ditët e para kur patën filluar të vinin nga Italia dhe Kina. Pastaj fillon kontrolli për çdo qytetar, numri i tyre që hyjnë në Kosovë tani për tani (shoferë të kamionëve) me mallra të ndryshme 250-280 brenda ditës, përjashtimisht ndonjë festë apo ditëve të vikendit”, është shprehur ai.

Suma tregoi se kishin ndihma të mjaftueshme nga organizata dhe shoqata të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria.

Megjithatë, i pari i Hani të të Elezit shpreson se virusi së shpejti do të eliminohet dhe do të kthehet normalitet në vend.

“Meqenëse është virus është për herë të parë është paraqitur dhe as ekspertët më të njohur s’po japin ndonjë vlerësim. Por nga ajo çka po shohim, mendojmë që gjatë muajve në vijim ose gjatë muajit tjetër mund të bie numri i rasteve dhe ky virus të kalojë ashtu siç po përmendet”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version