Site icon Prishtinapress

Flasin nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut

Grupi prej 50 kosovarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt.

Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.

“Te gjithe jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores. Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates. Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

Edhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e një grupi kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” të cilët kanë dalë për ‘hiking’ në veri të Kosovës. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri. Kadaj është lajmëruar nga Mitrovica me një fotografi të postuar në Facebook.

Exit mobile version