Site icon Prishtinapress

Flamuri i NATO-s u ngrit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Në prani të mysafirëve të lartë dhe përfaqësuesve politikë nga vendi, flamuri i NATO-s u ngrit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ceremonia u parapri nga ratifikimi i protokollit të NATO-s, i cili u miratua me 114 vota “për” 116 nga deputetët e pranishëm.

Para votimit fjalim në Kuvend mbajti Presidenti Stevo Pendarovski, Kryeministri Oliver Spasovski, përfaqësues të grupeve parlamentare, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Deputetët e ratifikuan protokollin me duartrokitje, që pastaj të pasojë ngritja solemne e flamurit të NATO-s para Kuvendit.

Exit mobile version