Site icon Prishtinapress

Fitim Selimi ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

Ish-nënkryetari Komunës së Lipjanit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, mjeku Fitim Selimi, ka bërë të ditur se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, ku do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Selimit:

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!

Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.

Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë
Fitimi”, ka shkruar Selimi.

Exit mobile version