Site icon Prishtinapress

Fisnik Ismajli kërcënohet në shtëpinë e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli është kërcënuar pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një ‘porosi’ të pazakonshme.

Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njejtën shihet deputeti Ismajli, duke punuar në zyrën e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Ismajli është ndier i kërcënuar dhe për këtë ka raportuar edhe njësitet e policisë.

Nga ana e tij, Ismajli dyshon se po vëzhgohet nga dikush, ndërkohë që me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Exit mobile version