Site icon Prishtinapress

Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot mori pjesë në fillimin e punimeve në dy projekteve të reja në Klinë.

Ministri Lekaj gjatë përurimit  tha se rruga Ujmirë – Qupevë është dëshmi e suksesit të të zgjedhurve të popullit në zhvillim të komunave. Kurse rruga Siqevë – Aaqrevë, Lekaj tha se ka simbolikën e saj të rezistencës dhe sakrificës për liri, që ne të mund të punojmë sot në të mirë të qytetarëve të vendit. Krahas këtyre dy projekteve, ministri i bëri vizitë edhe rreth rrotullimit të përkohshëm në hyrje të Klinës, i cili redukton kolonat e gjata dhe lehtëson qarkullimin në këtë aks rrugor.

Faza e dytë e rrugës Ujmirë – Qupevë ka gjatësi afro 4.3 kilometra dhe kosto mbi 332 mijë euro, ndërsa vlera e tërë projektit është rreth një milion euro. Kurse rruga Siqevë – Aqarevë, e cila lidhë Klinën me Skenderajn, ka gjatësi prej 7.8 kilometra me  mbi 384 mijë euro. Të dy këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit me komunën e Klinës.

Exit mobile version