3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 i personave në hemodializë

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 bën të ditur se është duke vazhduar procesi i vaksinimit edhe për pacientët e hemodializës, nga kjo e enjte.

Për qytetarët e Komunës së Prishtinës vaksinimi do të fillojë në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles