18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Fillojnë të shiten biletat në tregun e zi për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë

Edhe kësaj here kanë filluar të shiten biletat në tregun e zi për dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet të enjten më 21 mars me Danimarkën, ndërsa më 25 mars me Bullgarinë, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

Si në herët e tjera edhe kësaj radhe biletat kanë filluar të shiten në tregun e zi, shkruan prishtinapress.eu

Në ueb-faqen “MerrJep.com”, disa qytetarë kanë filluar t’i keqpërdorin biletat që i kanë marrë nga sistemi i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.

Po të hyni në këtë uebfaqe, mund të shikoni se ka disa shpallje për shitjen e biletave në mënyrë ilegale.

FFK e ka krijuar sistemin online për shitjen e biletave, në mënyrë që mos të bëhen keqpërdorime të biletave nga persona të papërgjegjshëm.

Por, edhe kësaj radhe një numër i biletave për këto dy ndeshje kanë filluar të shiten në tregun e zi, ndërsa Federata ende nuk po arrin të bëjë asgjë në lidhje më këtë fenomen.

Më poshtë, prishtinapress.eu u ofron postimet e bëra nga disa qytetarë, që po shesin bileta në mënyrë të jashtëligjshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles