Site icon Prishtinapress

Fiks Fare nxjerr në shesh keqpërdorimet e ministrisë së Meliza Haradinajt (VIDEO)

Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi edhe pas dy vjetësh që nuk e ka më këtë post vazhdon të përdor veturën me targat diplomatike.

Kjo u bë e ditur në emisionin Fiks Fare të Top Channel, të cilët ishin para banesës së ish ambasadores Vuniqi e cila nuk pranoi të fliste për veturën e saj që kishte ende targat diplomatike.

Luljeta Vuniqi ishte ambasadore e Kosovës në Hungari në vitin 2018, ndërsa me herët ka qenë edhe Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime./Gazeta inFokus/

Në vazhdim mund të ndiqni videon:

Exit mobile version