Site icon Prishtinapress

Festë në familjen e Glauk Konjufcës

Pavarësisht se zgjedhjet e gjashtë tetorit u cilësuan si më demokratiket dhe më të rregulltat në vend, u tejzgjat çështja e arritjes së koalicionit në mes dy partive të para.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK për muaj me radhë zhvilluan takime të shumta në mënyrë që të dakordohen për lidhjen e koalicionit bashkëqeverisës.

Pikërisht sot këto dy parti edhe zyrtarizuan këtë koalicion, pas vendosjes për ndarjen e pozitave të ekzekutivit.

Edhe pse u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duket se së shpejti do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton Indeksonline.

Madje pikërisht për këtë në familjen e Konjufcës sonte po festohet.

Familjarë të shumtë janë mbledhur bashkë që të festojnë arritjen e koalicionit si dhe ndarjen e pozitave, ku një prej tyre do të udhëhiqet nga Glauk Konjufca, një nga njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version