Fenerbahçe ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendë së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që si lojtar luajti për dy sezone për klubin e njohur turk.
Në një njoftim në faqen zyrtare Fenerbahçe ka shkruar se janë të pikëlluar me vdekjen e Vokrrit dhe i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.
“Jemi të pikëlluar për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë të sezoneve 1990-92”, thuhet në njoftim.
“I shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve të Fadil Vokrrit. U shprehim ngushëllime fansave të Vokrrit, sidomos popullit të Kosovës”