Site icon Prishtinapress

Fazliu i reagon ashpër Sveçlës: Rrugaç, bandit, mos e luaj të fortin

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu i ka reaguar ashpër ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit u doli në mbrojtje policëve që e arrestuan Fazliun.

Në llogarinë e tij në Facebook, Fazliu e ka quajtur Sveçlen rrugaç dhe legen dhe ka thënë se nuk është treguar i fortë me në raport me institucionet.

“Xhelal rrugaçi unë nuk jam legen si ti me i gjujtë e sulmu policët dhe kurrë në jetën time nuk jam shitë i fortë në raport me institucionet, sepse unë kam bërë diçka për këtë vend! Andaj ti rrugaç që je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tënd dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për t’i fyer e sulmuar njerëzit që s’bëjnë asnjë faj të vetëm!!”, shkroi Fazliu.

Më tej i tha Sveçlës që të mos e shfrytëzojë ligjin për ta luajtur të fortin.

“Po pajtohem askush mbi ligjin, por edhe askush e as ti bandit e rrugaç mos u mundo me shfrytëzu gjoja ligjin për të luajtur të “FORTIN”, t’i je vetëm një legen dhe rrugaç (i veshur me pushtet) asgjë më shumë!

P.S shife vetën tënde rrugaç ordiner në foto je TI apo jo!”, shkroi në fund Fazliu.

Exit mobile version