Site icon Prishtinapress

Fatos Klosi: Nuk e di kush e vrau Ahmet Krasniqin

Emër i përmendur nga shqiptarët edhe pas 20 vitesh është Fatos Klosi, ish-Drejtor i Shërbimit Informativ në Shqipëri (ShISh).

Bashkëpunëtorët e Krasniqit e akuzojnë Klosin se e di mjaft mirë se kush e ka vrarë ish-Ministrin e Mbrojtjes së Qeverisë në Ekzil.

Por është vet Klosi i cili së fundi në një prononcim për Dukagjinin ka thënë se nuk di asgjë se kush e vrau Ahmet Krasniqin dhe se po ta dinte do ta bënte të ditur edhe më parë, e jo 20 vite pas vrasjes.

“Jam akuzuar edhe zyrtarisht. Pra nëse dikush di më shumë për mua se qysh e tek për vrasjen le të flasin. Unë nuk kam asgjë për të thënë, unë si të gjithë të tjerët e mora vesh për ngjarjen pasi ndodhi. E hetuam, u përpoqëm të hetojmë me policinë. Pra ata që flasin gënjejnë, përgjigja ime është e thjeshtë, gënjejnë”, ka thënë Klosi.

Klosi ka thënë se nuk flet dot publikisht për këtë pasi nuk ka versionin e tij.

“Nuk kam version timin, nuk kam çka të them. Ata që dinë, le ta thonë. Pra jo dikush një çik më shumë se ç’kam thënë deri tani. Pra mos të bëhen akuza në ajër”, ka shtuar ai.

“Nëse dinë diçka më shumë le të thonë, jo vetëm ashtu-kshtu. Nuk kam asnjë person po të kisha do të kisha thënë me kohë, jo kështu vonë, pas 20 vitesh. Do ta kisha thënë s’do të hezitoja fare”, ka përfunduar Klosi, Drejtor i Shërbimit Informativ në Shqipëri në kohën kur Krasniqi ishte ministër.

Exit mobile version