Site icon Prishtinapress

Fatmir Limaj sot nominohet per kryeministër

Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë sot edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se të enjten edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Exit mobile version