Site icon Prishtinapress

Fati i të pagjeturve, peng i politikës

Rreth 1650 persona nga Kosova po kërkohen që nga paslufta e familjarët nuk ua dinë as varret. Pjesa dërrmuese e tyre janë shqiptarë, derisa sipas listave të Serbisë janë më pak se 400 persona nga komuniteti serb dhe nga pakicat e tjera në Kosovë, të cilët figurojnë si të pagjetur.

Nga ana e palës serbe ende ka hezitime për të dhënë informacione në lidhje me fatin e shumicës së të zhdukurve.

Ibrahim Makolli, kryesues i delegacionit për bisedime në lidhje me të pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se problemi më i madh në lidhje me të pagjeturit është mungesa e informatave, si dhe mungesa e gatishmërisë për të ofruar informata nga ana e palës serbe me vendndodhjen e të pagjeturve.

Pala serbe, sipas Makollit, ka informacione për pjesën dërrmuese të të zhdukurve pasi gjatë periudhës së luftës janë arrestuar ose janë marrë nga forcat ushtarake shumë qytetarë të Kosovës dhe për fatin e tyre nuk dihet.

“Kështu sot kemi mungesë vullneti për informacione për vendndodhjen e tyre”, ka thënë Makolli.

Exit mobile version