Site icon Prishtinapress

Familja e atdhetarit Mehë Uka i bashkohen PDK-së

Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Veselit, një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë.

“Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka shtuar se emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.

“Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar më tej Veseli.

Exit mobile version