Site icon Prishtinapress

Eurodeputetja gjermane i reagon Kurtit: Nuk mund t’ua caktoni qytetarëve orën kur duhet të dalin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel, ka reaguar pas masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Taubadel, e cila po përcjell në mënyrë aktive zhvillimet në Kosovë, përmes një reagimi në Twitter, tha se vendimet duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës dhe se nuk mund të ju tregohet njerëzve ora kur ata mund të dalin.

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet e tjera kanë caktuar kohën që mund të kalohet jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek baza kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Ky reagim i eurodeptuetes gjermane vjen pas hyrjes në fuqi të masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në orë të caktuara sipas numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Exit mobile version