16.9 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Epilogu i bisedimeve nuk përfundon me njohje

Më 1 shkurt sërish në Bruksel do t’i shtrëngojnë duart përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë në një rund tjetër të bisedimeve, e cila po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas përfaqësuesve nga Prishtina, një nga temat e diskutimit pritet të jetë përmbyllja gjashtëvjeçare e dialogut Prishtinë – Beograd, si dhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Realizimi i kësaj çështjeje në praktikë po shihet si e pamundur nga opozita, e cila shpreh skepticizëm se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe nëse epilogu i bisedimeve ndodh pas një dekade, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë për “Zërin” se përmbyllja e dialogut është kompetencë e Qeverisë, derisa këta të fundit përgjegjësinë e drejtojnë kah Tahiri. “Për këtë duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Dialogut”, ka thënë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, në pyetjen se kur përmbyllet dialogu.

Në anën tjetër politologët vlerësojnë se përmbyllja e dialogut është në duart e presidentit Hashim Thaçi. “Kjo temë nuk është në mandatin e Edita Tahirit, por në atë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili e përfaqëson vendin brenda dhe jashtë”, ka deklaruar politikologu Ramush Tahiri. Ai rithekson se finalizimi dhe marrëveshja përfundimtare nuk është në dorë të ministrave për Dialog.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles