Site icon Prishtinapress

Enrique tregon favoritët e La Ligas

Luis Enrique ka thënë se ka qenë një javë pozitive për Barcelonën

Javën që lamë pas, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e konsideron si pozitive për Barcelonën, për faktin se rivali Real Madridi humbi tri pikë, duke u mposhtur 2:1 nga Sevilla, për ta rihapur edhe më shumë luftën për titullin e kampionit.

“Ka qenë një javë pozitive. Nuk mendoj se ka një apo dy favoritë. Janë katër ekipe që luftojnë për La Ligan dhe me shumë mërit mund të shpallen edhe kampion”, ka thënë Enrique.

Pas xhiros së 18’të, Reali prin në La Liga me 40 pikë. Prapa ekipit të Zidane gjendet Sevilla me 39 pikë, Barcelona 38 dhe Atletico Madrid 34, katërshja që sipas Enriques do të luftojnë për titull

Por, reali ka një ndeshje më pak ta zhvilluar dhe diferenca me vendin e dytë mund të shkojë në katër pikë.

Exit mobile version