Site icon Prishtinapress

Enrique: Kupa e Mbretit po aq e rëndësishme sa LK dhe La Liga

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur para takimit të dytë në Kupën e Mbretit ndaj Atletico Madridit.

Tekniku spanjoll ka thënë se kjo nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe se do të japin maksimumin.

“Asnjë nga lojtarët e mi nuk mendon se ka përfunduar gjithçka. Sigurisht që do vuajmë, Atleticos i duhen vetëm dy gola për të na vënë në vështirësi:.

“Do të ishte qesharake të mendojmë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Jam kurioz të shikoj se si do shkon kjo ndeshje. Atletico nuk vjen në Camp Nou për të shvnuar dy gola, por për të fituar”.

“Dua të fitoj, për ne Kupa e Mbretit vlen aq sa Liga e Kampionëve dhe La Liga”, ka thënë Enrique.

Exit mobile version