3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Engel thotë se do të punojnë ngushtë me administratën e Biden për t’i dhënë vëmendje Kosovës e Shqipërisë

Një mbledhje virtuale ka mbajtur sot ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel, ku ky i fundit ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.

Kështu bëri të ditur Cakaj përmes një postimi në Facebook.

“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time”, citon Cakaj fjalët e Engel.

“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!  Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen”, shkruan tutje Cakaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles