Enca Haxhia ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, falë pushimeve luksoze në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Këngëtarja shqiptare ka qenë aktive në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 2.3 milionë ndjekës, me shpërndarjen e imazheve nga çastet e këndshme që i ka kaluar atje.
Në ndërkohë, ajo duket se tashmë e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë së shpejti. Pikërisht kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo e ka shpërndarë një video në Instagram, në të cilën paraqitet duke e kënduar një fragment të këngës së re.
“Sa keq për ty…”, është vargu që ka zgjedhur Enca të interpretojë nga kënga e re që do të lansohet në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/