12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Emisari i presidentit Trump e thotë qartë: Taksa duhet të hiqet!

Emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka dhënë një mesazh të qartë sa i përket taksës ndaj produkteve serbe, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ku ka shpërndarë një postim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Grenell ka shkruar: “Faleminderit zoti President. Ne duhet të ecim përpara – që përfshin edhe heqjen e taksave”.

Ndryshe, para një darke pune që ka pasur me presidentin Thaçi, Grenell, ka thënë se me rëndësi për SHBA-në është arritja e progresit në rajon, në rastin konkret në Kosovë dhe Serbi, në aspektin ekonomik.

“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur problemet, jo duke shikuar mbrapa. Ne duam të bëjmë progres në rajon, Kosovë, Serbi, në aspektin ekonomik. Të rinjtë duan punë”, ka thënë Grenell.

Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende të reja të punës dhe të ardhme të ndritshme. Çfarë dua të bëjë unë që të merremi me të gjitha këto çështje të bllokuara që kanë ndikim ekonomik të zgjidhen. Duam të shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe Serbi – dhe tu themi që të shikojnë njerëzit, filloni me hapjen e vendeve të punës”.

“Për këtë jam këtu dhe nuk të kyçem në debatin politik, sepse kjo na lë mbrapa”.

Sipas tij, komuniteti i bizneseve në Amerikë dhe në Evropë duan të vijnë këtu (të investojnë) në rajon, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ka konflikte nga establishmentet politike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles