Site icon Prishtinapress

Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci ftohen nga Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar me ftesa të tjera për ish-ushtarët e UCK-së.

Indeksonline mëson se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci, janë dy figurat e ish-ushtrisë Clirimtare të Kosovës që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Xhevahir GeciKomandanti i Gardës Kombëtare gjeneral Brigade – FSK
Elmi Recica –Deputeti i Kuvendit të Kosovës, PDK

Ndryshe, Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi ku ka bërë të ditur se do të intervistohet si i dyshuar.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar.

Exit mobile version