21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët ndërkombëtar kërkojnë të mbyllet Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”

Ekpi i Ekspertëve ndërkombëtar për akreditim, i përbërë nga: Dr. Ansa Prisacriu dhe Oana Sarbu, pas vizitës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë hartuar një raport profesional në lidhje me akreditimin institucional të këtij Universiteti, në të cilin i kanë rekomandur Agjensionit të Kosovës për Akreditim që të mos e akreditoj këtë Universitet, pasi ai nuk i plotëson kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Ky rekomandim i Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtar, ka evidentuar një varg parregullësish në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, dhe menaxhmenti i tij nuk ka arritur të arsyetoj dhe të mbroj para tyre kriteret dhe standardet që kërkohen për një institucion të arsimit të lartë.

Në përfundim të Raportit të Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtar thuhet:” Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është vetëm pjesërisht në përputhje me strandardet e manualit për akreditimi të Agjensionit të Akreditimit të Kosovës. Prandaj, rekomandohet që ky institucion i arsimit të lartë (Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”) të mos akreditohet”. (Shih Raportin e Vlerësimit fq. 47).

Ende nuk dihet se si do te veprohet me tutje në lidhje me këtë situatë dhe nëse Agjensioni i Akreditimit apo MASHT do të ndërrmarrin masa ndaj menaxhmentit të këtij Universiteti.

ET-Report-Mitrovica_Institutional

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles