Site icon Prishtinapress

Ekspertët e SHBA-së thonë se coronavirusi nuk transmetohet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka njoftuar se coronavirusi nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse në udhëzimet e mëparshme u deklarua se njerëzit mund të infektohen lehtë me coronavirus nga sipërfaqet e kontaminuara, agjencia shëndetësore nuk e konsideron më si një mënyrë parësore të përhapjes së virusit.

Agjencia shtoi se coronavirusi nuk transmetohet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose e objekteve.

Sidoqoftë njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi shkencëtarët po punojnë që ta zbulojnë më gjerë se si përhapet virusi, paralajmëron CDC./Telegrafi/

Exit mobile version