Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë në radhët e saja.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për 3 deputetë të minoriteteve (emra të njohur për redaksinë). Ata së shpejti pritet ta zyrtarizojnë bashkimin e tyre me partinë e Isa Mustafës.
Kësisoj, LDK-ja do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pra me 31 deputetë.

Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje”, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend.
Partia e Albin Kurtit ka fituar 29 ulëse në legjislativ. Mirëpo, edhe VV-së i është bashkuar deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi i cili grupit parlamentar të VV-së ia ka rrumbullaksuar numrin 30.
Ndërsa, partitë tjera të përfaqësuara në Kuvend janë si vijon: PDK, 24 – AAK, 14 – Nisma dhe AKR 6, Lista Srpska 10 dhe minoritetet tjera 6.
