13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive| IKSN: Specialja këtë javë pritet t’i arrestojë 6 ish-eprorë të UÇK-së

Gjykata Ndërkombëtare për krime luftës në Kosovë në fund të kësaj jave pritët të nisë aksionin për arrestimet e para. Në listë janë 6 ish krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do të arrestohen si të dyshuar për krime të supozuara që i kanë kryer gjatë luftës së vitit 1998 /1999.

Për këtë kanë informacione të besueshme në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Vazhdoni leximin nën reklamë …

Bedri Elezi, drejtor për siguri në këtë institut është i bindur se Gjykata Speciale këtë javë do të nisë “aksionin” për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë.

“Sipas disa informacioneve të besueshme që ne kemi, këtë javë është planifikuar edhe arrestimi i 5 apo 6 ish eprorëve të UCK-së nga gjykata speciale”, bënë të ditur Elezi, për Infokusi.com.

Ai thotë  se është shumë shqetësues fakti se pikërisht në këtë javë ndodhi edhe ndalimi spektakolar i shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë serbe dhe dëbimi i tij  drejt Serbisë.

Bile në këtë institut shkojnë edhe më larg. Ky rast sipas tyre dyshohet se është pjesë e skenarit për trazira në Kosovë.

Infokusi mëson se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale lidhen direkt me dyshimet për krime lufte.

Ndërkaq, kërkesa për hetim të tyre ka nisur pas publikimit të raporti të për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të njohur si raporti i Dick Marty-t në vitin 2010, i cili u parapriu hetimeve të Forcës Speciale për hetimet (SIFT).

Në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që i hapi krijimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë e së cilit u bë edhe taskforca.

Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar u krijuan edhe dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë./Infokusi.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles