1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

spot_img

Ekonomia e Eurozonës me nivel të ulët të rritjes

Ekonomia e Eurozonës ka ngecur në ritmin më të ulët të rritjes ekonomike në këto katër vite, tre muajt e fundit të 2018.

Të dhënat u zbuluan ditën e sotme duke treguar kështu se jo çdo gjë po shkon më së miri me ekonominë e eurozonës dhe shkaqet janë të ndryshme.

Produkti i brendshëm i brendshëm (PBB) në 19 shtetet që ndajnë monedhën e vetme u rrit me 0.2 për qind për periudhë tremujore dhe nga 1.2 për qind për periudhën nga viti në vit, treguan të dhënat nga agjencia europiane e statistikave Eurostat.

Shifrat përputheshin me parashikimet mesatare të ekonomistëve të anketuar nga Reuters. Norma nga tremujori në tremujor, në tremujorin e katërt përputhej me atë të tremujorit të tretë, i cili kishte normën më të ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2014.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles