Site icon Prishtinapress

Efekti i taksës 100 për qind është mbi 65 milionë euro

Taksa prej 100% për produktet serbe dhe të Bosnjës po vazhdon ende.

Efekti i vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100% ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja është mbi 65 milionë euro, kështu thotë drejtori i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Ai ka thënë për rtk-në se importi ndaj këtyre dy vendeve ka shënuar rënie drastike derisa ka deklaruar se bazuar në projeksionin e Qeverisë për vitin 2018 dogana ka arritur të përmbush planin e të hyrave sipas trendeve në fushën e importeve.

“Kemi një ritëm pozitiv, kemi diku rreth 20 milion më shumë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi mbledhe 1 miliardë e 121 milionë kurse këtë vit kemi rreth 1 miliardë e 140 milionë. Efekt, të hyra ka pas edhe politika fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti”, tha Berisha.

Exit mobile version