16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Edit Harxhit shkëmbimin e territoreve me Serbinë e konsideron vrastare për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Diplomatja me përvojë, ish zëvendës ministrja e Jashtme e Shqipërisë dhe drejtoresha e ‘Albanian Policy Center’ Edit Harxhi ka folur për Fax News në lidhje me këtë çështje.

“Për mua është shumë shqetësues ky lajm, pasi filloj disa muaj më parë me një ide për ndarjen e Kosovës, më pas për mundësinë e këmbimit të territoreve, dhe më pas kalojë në tezën e tretë që u hodh, që ishte një marrëveshje shumë e madhe. E gjithë kjo tregon që ka një nismë nga dikush për të bërë një marrëveshje të madhe, e cila nuk do të jetë cilësore, por sasiore, që nuk do të preki fizikisht kufijtë jo vetëm etnitë.

Unë kam dalë kundër për dy arsye, pasi kjo do të vrasë shqiptarët. Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare. Ne shqiptarët do të jemi humbësit e mëdhenj. Madje kam bërë një thirrje në ‘Twitter’ ku them shqiptarëve që të zgjohen, pasi do të ketë probleme ndëretnike dhe kufitare.

Dhe e dyta, shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë territore shqiptare, për territore shqiptare. Ajo që është folur për këmbimin e Mitrovicës .Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, që janë tre komuna e gjysmë, pra pjesa veriore me pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës.

Lugina e Preshevës nuk është e vetme si Preshevë, janë tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, dy prej të cilave janë depopulluar plotësisht nga shqiptarët.

Nga ana tjetër kujtojmë se në gjithë luginën e Preshevës ka një tkurrje të popullsisë dhe ky shpopullim është bërë me një plan-strategjike të qartë nga Serbia, disa vjeçar, që do të arrinim në një pikë të tillë, ku jemi dhe sot. Për mua ky është lajmi me ogurzi, në këto 100 viteve të fundit, ndarja e Kosovës apo këmbim territoresh”

Si e komentoni deklaratën e Thaçit?

“Për sa i përket pjesë së deklaratës së presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh edhe për mua është e drejt. Që do të thotë marrja e territoreve shqiptare të cilat tashmë janë pjesë e Serbisë. Por nuk e di se sa i sinqertë është Presidenti Thaçi, me këtë që ka thënë. Në fakt shqiptarëve u takon të marrin territoret e tyre, ato që mbetën nga konferenca e Londrës, apo edhe më përpara, në Kongresin e Berlinit, apo edhe me Traktatin e Shën Stefanit. Këto janë territore të tkurrura shqiptare, të cilat janë tkurrur në bazë të gjenocidit. Pra nuk mund të shkëmbejnë me dhënien e territoreve shqiptar për një tjetër të tillë.”

Çfarë humbet Kosova?

“Kosova humbet burime nëntokësore të mëdha. Gazivoda, ujëmbledhësi më i madh dhe në këtë mënyrë Kosova do të mbetet pa ujë. Më pas do të funksionojë vetëm me Liqenin e Radoniqit, që është në Gjakovë. Humbet gjithashtu edhe minierën e Trepçës,dhe ajo ku shkrihen mineralet, të cilat mbeten në Serbi. Nëse këto mbeten në territorin serb, humbasin automatikisht.

Reagimet e SHBA-së, si janë parë nga ju?

“Unë nuk kam informacione, është një skenar i mbështetur nga rusët. Nuk mendoj se SHBA-ja, mbështet këtë skenar nëse e di.

SHBA-ja është e sigurt që nuk e lejojnë këtë gjë, ato janë të shqetësuara për këtë gjë. Jam e sigurt që në bisedimet e fundit që janë diskutuar në Helsinki mes Putin dhe Trump, nuk është diskutuar për Kosovën. Nuk ka asnjë sinjal që të thotë të kundër që SHBA të miratojë një projekt të tillë, për korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimin e tyre.”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles