Përfaqësuesja e Kosovës sot ka shënuar fitore historike kundër Çekisë me rezultat 2 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo fitore, shton gjasat që përfaqësuesja e Kosovës të kualifikohet në Kampionatin Evropian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur ‘luan’ djelmoshat e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Më një fotografi dhe përshkrim të shkurtë, Rama ka treguar se i është gëzuar fitores së kombëtares së Kosovës.
