Edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Virgil van Dijk, është dorëzuar para Lionel Messit.
Repzrentuesi holandez ka thënë se Lionel Messi është i pandalshëm, pas humbjes 3:0 të Liverpool nga Barcelona në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne nuk humbëm vetëm nga Barcelona, po humbëm nga futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Van Dijk, përcjell prishtinapress.eu
“Askush nuk mund ta ndalojë Messin, kështu që as unë”.
“Nuk kam asgjë për të thënë për Messin. Edhe unë jam i lumtur që nuk jam duke luajtur në La Liga, sepse do të duhej të përballem me të çdo sezon”, ka përfunduar holandezi.
Lionel Messi në ndeshjen Barcelonë 3:0 Liverpool, shënoi dy gola.