7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe sa do të vazhdojnë kosovarët të paguajnë 15 euro taksë në kufirin me Malin e Zi?

Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi. Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro. Kështu deklaron drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një gjë të tillë, por që ai thekson se janë duke vazhduar takimet mes dy vendeve.

“Mendoj se diku në maksimum deri më 1 qershor kjo më nuk do të jetë në fuqi. Janë dy organet kompetente në takim të vazhdueshëm, sa kam marrë vesh dhe jam informuar, është dhënë një dritë jeshile edhe nga Qeveria e Kosovës… Draftet janë finale e sipër, pritet që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për pranimin e këtij dokumenti dhe eliminimin e taksës”, deklaron ai.

Drejtori i Organizatës Turistike në Komunën e Ulqinit, thotë se shpreson që ky sezon veror do të jetë më i mirë se vitin e kaluar. Hajdinaga thotë se janë të gatshëm të presin mysafirë nga Kosova për këtë sezon.

“Ju e dini që vitin e kaluar e kaluar qeveria e Malit të Zi na ka mbyllur për arsye objektive shëndetësore, sivjet është gjithçka e hapur, ne kemi punuar për atë drejtim….Mendoj se çdo gjë është gati, jemi shumë të përgatitur. Mbi të gjitha diçka që është mirë të transmetohet, së shpejti do të marrim lajmet e mira e një barriere të kamotshme shumëvjeçare për të eliminuar pagesën e sigurinacioneve të makinave në kufi. Ka hyrë në fuqi që familjarët të vijnë me fëmijët e vet nën moshën 18 vjeçare me çdo dokument, i cili posedon edhe një fotografi, pa asnjë pengesë”, shprehet ai.

Më tej, ai shton se janë duke punuar edhe për t’u eliminuar pritjet e shqiptarëve të Shqipërisë në pikën kufitare për Mal të Zi.

Hajdinaga flet edhe për masat anti-Covid që janë aktualisht në fuqi.

“Këtu nuk është e obligueshme maska, ose ka qenë dhe është por nuk respektohet, sepse ka telerancë në atë kuptim. Për çdo ditë që vije ka lehtësim në atë drejtim. Na gëzon fakti që shtatqja e regjionit në nivel ministror ka vendosur që të jenë të hapura. Sa i përket distancës, nuk ka nevojë për atë distancë. Çdo gjë është sikur ka qenë viteve të tjera. Pra, kemi orarin deri në orën 23:00, punojnë restorantet, deri më 24:00 është lëvizja. Por, prej nesër për shkak të festave do të jemi 24 orë të hapur”, njofton ai.

Madje, ai zotohet edhe se do të ketë zbritje në shërbimet për pushime për turistët kosovarë.

“Plazhistët, restorantet dhe hotelierët ë kanë lënë të drejtën ekskluzive, por edhe ata do të prononcohen, do të shkojnë konform situatës që na ka goditur të gjithëve. Por, edhe konkurrencës që mund të kemi majtas apo djathtas. Pra, ulqinakët kanë vendosur që edhe pse kemi qenë destinacion i lirë t’i ulin çmimet, nuk mund të biejnë përtokë. Mos më kapni për përqindje sepse sa pare, aq muzikë”, deklaron ai.

Sipas tij, numri i rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në Ulqin ka rënë në pesë. Sezoni turistike në këtë vend pritet të hapet së shpejti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles