1.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Prokuroria bëhet pjesë e faljes së 63 milionë eurove për Bechtelin nga Qeveria

Sikur në rastin e faljes së 58 milionëve, ndaj prodhuesve të ujit, për të cliën Ramush Haradinaj vendosi sapo e nisi qeverisjen, edhe pagesa prej 63 milionë eurosh që shumë shpejt mund t’i bëhet kompanisë Bechtel& Enka, që po ndërton autostradën “Arbën Xhaferi”, nuk po i bën askujt përshtypje askujt. Ish- Ministri Zharku dhe ai aktual Pal Lekaj po akuzohen ndërmjet veti, derisa për Prokurorinë e shtetit kjo lëndë potenciale nuk po përbën interesim.
Brenda 3-4 muajsh të Qeverisjes së Ramush Haradinaj, shteti mund ta pësojë humbjen e dytë multimilionëshe për shkak të papërgjegjësisë, ose potencialisht ndonjë afere të madhe korrupsioni.

Fjala është për shumën prej 63 milionë eurosh që shteti po del se duhet t’ia paguaj kompanisë Bechtel&Enka si penallti për shkak të vonesave.

Fillimisht, derisa me këtë Ministri udhëhiqte Lutfi Zharku i LDK’së gjatë qeverisjes Mustafa, borxhi i llogaritur ndaj Bechtel&Enka llogaritej rreth 15 milionë euro, por me të ardhur Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Pal Lekaj kjo shumë ka kërcyer në 63 milionë.

Por, a do t’ia paguaj këtë shumë shteti Kompanisë amerikano-turke që ka ndërtuar autostrada në vend që pas shpalljes së pavarësisë?

Gazeta Express, ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë Arbër Vllahiun për të marrë një përgjigje nëse veç Qeveria ka vendosur të paguaj shumën prej 63 milionë euro ose eventualisht është në negociata me këtë kompani. Ai, i ka thënë Gazetës se me këtë rast merret drejtpërdrejt, Ministria e Infrastrukturës, duke harruar që buxheti ndahet nga ekzekutivi i Qeverisë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se nuk është definitive që kjo shumë do të paguhet, edhe pse Pal Lekaj në një paraqitje televizive kishte shprehur disponim për ta kryer këtë pagesë.

Këshilltari për çështje ligjore në kabinetin e ministrit Lekaj, Eset Berisha thotë për Express se ende nuk ka një vendim për pagesën.

“Së pari, nuk është vendosur ende të paguhen 63 milionë euro. Kjo ka qenë kërkesë e kompanisë kontraktuese Bechtel & Enka për shkak të zgjatjes së afatit për përfundimin e punimeve ne Auto rrugën Prishtine-Hani i Elezit (R6) deri me 31.12.2018. Kërkesa e tyre është në shqyrtim e sipër me të gjithë faktorët relevantë.”- ka thanë Berisha për Gazetën Express.

Berisha mes tjerash thotë se lidhur me këtë rast, janë në shqyrtim e sipër se a do të merret një vendim për pagesë shtesë apo jo.

Për këtë ai drejton akuza në adresë të Qeverisë së kaluar.

“Ish Qeveria e Kosovës, ka ndikuar negativisht në realizmin e punimeve të kontraktorit Bechtel & Enka për shkak të vonesës së pagesave te projektuara. Pikërisht për shkak të këtyre vonesave, kontraktori nuk ka qenë në gjendje të përfundoj projektin sipas afatit të dhëne me kontratë, e që ishte 1 janar 2018. Duke parë këtë vonesë të shkaktuar në realizimin e kontratës, ish Ministri Zharku dhe kontraktori Bechtel & Enka kanë filluar bisedimet për zgjatjen e afatit te kontratës deri me 31 dhjetor 2018. Shpenzimet për zgjatjen e afatit kanë qenë të projektuara të jene rreth 14.8 milion euro, por kjo shumë asnjëherë nuk është dakorduar me kontraktorin.”- thotë mes tjerash Këshilltari ligjor në kabinetin e ministrit Lekaj.

Mirëpo edhe pse nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë marrë ende vendim se a do të e paguajnë këtë pagesë shtesë apo jo, në kompaninë Bechtel-Enka ritheksojnë përsëri për Gazetën Express, se sipas kompanisë dëmet që iu kanë shkaktuar kësaj kompanie e arrijnë vlerën 63 milionë euro.

“Nuk është negociuar ende, mirëpo kjo është vlera që është përllogaritur e kostos që kemi ne. Vlera e shtyrjes së afatit është 63 milionë dhe ne jemi në diskutim me Qeverinë e Kosovës për këtë punë”- thotë zëdhënësja e kompanisë Bechtel-Enka, Ela Ruçi për Gazetën Express.

E kur Pal Lekaj kishte bërë publike se sa para po kërkon kompania Bechtel&Enkaku, Gazeta Express kishte kontaktuar me Lutfi Zharkun, për ta pyetur rreth atij 63milionëshi,kishte vendosur ta trajtojë joserizisht këtë cëhtje.

“Veç mos më pyesni për Palin. Veç mos më pyesni për budallakinat e tij”, kishte thënë Zharku.

Megjithatë, ai tregoi se në mandatin e tij është folur për 14.8 milionë euro, dhe jo për 63 milionë euro më shumë.

Gjithashtu, Zharku ka thënë se nëse dyshon për ndonjë parregullsi ose shkelje ligjore të i drejtohet Prokurorisë.

Por, në Prokurori duket se nuk janë shumë të interesuar rreth kësaj teme, pavarësisht se në opinion po flitet me të madhe për këtë shumë marramendëse parash.

Gazeta Express, ka kontaktuar me Prokurorinë e Kosovës. Ata kanë thënë se nuk ka rast të hapur lidhur me këtë çështje.

“Në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk ka rast të hapur lidhur me çështjen e Bechtel-Enka”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar Gazetës Express.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles