Site icon Prishtinapress

Edhe një tjetër rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë

Në Prishtinë mbrëmë pas rastit të Dardanisë ku është grabitur një dyqan, në lagjen tjetër aty afër – Ulpianë, një personi i janë marrë me dhunë mjete financiare në hyrje të banesës së tij

Burime të Klan Kosovës nga Policia e Kosovës tregojnë se dy persona i kanë marrë viktimës 90 euro.

Të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe policia tek ta ka gjetur një pistoletë dhe kapela për maskim.

Rasti nga policia është cilësuar si “vjedhje grabitqare”.

Exit mobile version