Site icon Prishtinapress

Edhe një shesh në Prishtinë

Nga Katedralja e deri te Hoteli Grand në kryeqytet është bllokuar rruga gjatë së dielës. Kjo për shkak se Komuna e Prishtinës planifikon që në atë hapësirë të ndërtojë një shesh në të cilin do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Janë vetëm fëmijët që po e shfrytëzojnë këtë rrugë, e cila zakonisht është e mbushur me automjete.

Gjatë së dielës, nga Katedralja e deri tek hotel Grandi nuk ka pasur qarkullim të veturave.

Kjo rrugë është e bllokuar për automjete për shkak se në të planifikohen të ndërtohet një shesh, ku sipas Komunës së Prishtinës në të do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri.

E kjo qytetare thotë se nëse ndërtimi i këtij sheshi është pozitiv, do t’i gëzohej ndryshimit, megjithatë ka një kërkesë.

Iniciativën e tillë po e konsideron të duhur edhe ky qytetar.

Ky vendim i Komunës së Prishtinës për mbylljen e disa rrugëve të qendrës së kryeqytetit për qarkullim të automjeteve është bërë kohë më parë në bashkëpunim me institucionet shtetërore.

Exit mobile version