13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Molliqaj iu bashkohet akuzave të Visar Ymerit për Albin Kurtin

Ish-lideri i VV-së, Visar Ymeri çaste më parë shkroi një status në facebook ku akuzoi Albin Kurtin se nuk po reflekton ndaj dorëheqjeve.

Ymeri madje e akuzoi Kurtin se po i përkrahë linçimet dhe sharjet që po u bëhen zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes nëpër rrjete sociale.

“Kam shpresuar që dorëheqja ime të shërbejë, mes tjerash, edhe si një lloj alarmi për gjendjen e krijuar brenda organizatës. Në mënyrë që të fillojmë ta trajtojmë atë seriozisht. Që ta bëjmë Lëvizjen bashkë. Që t’i ndalim animozitetet e aktivistëve ndaj njëri tjetrit. Që të mos shpifin e gënjejnë. Që të mos linçojnë e degradojnë. Deri tash pashë pikërisht të kundërtën. Pashë vetëm arrogancë. Ç‘fatkeqësi!”, ka shkruar Ymeri në facebook.

E në gjithë këto akuza, duket se Visar Ymeri nuk është vetëm.

Dardan Molliqaj njëri nga më të përfolurit për arsyet e ndarjes në VV, e ka shpërndarë statusin e Ymerit në facebook.

Këtë e ka bërë pa e shkruar as edhe një fjalë. Duke u pajtuar në plotëni me ish-kryetarin e partisë.

Me të shpërndarë këtë në facebook, ndaj Molliqajt kanë nisur sharjet dhe ofendimet nga aktivistët pro Albin Kurtit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles