Site icon Prishtinapress

Edhe Driton Çaushi rreshtohet kah krahu i Dardan Molliqajt

Në zyrë të partisë më nuk po shkojnë. Disa kanë dhënë dorëheqje e disa për shkak të afërsisë me të dorëhequrit kanë vendosur të solidarizohen.

Bëhet fjalë për grupin “rebel” të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk po pajtohen me kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.

Ky grup i udhëhequr nga ish-kryetar i VV-së, Visar Ymeri, tashmë de facto duket i ndarë nga pjesa tjetër e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Lajmi.net ka siguruar një fotografi nga “mbledhja” e grupit anti-Albin Kurti sot në një lokal në Prishtinë.

Aty shihen pesë deputetë të VV-së në krye me Visar Ymerin. “Çuditërisht” aty është edhe Driton Çaushi që deri tash nuk kishte marrë anë.

Në tavolinë janë edhe Aida Dërguti, Faton Topalli dhe Shqipe Pantina. Mungojnë Dardan Sejdiu i dorëhequr, Fisnik Ismaili që është në prag të largimit dhe Shpend Ahmeti, i cili deri më tash është “ruajtur” për të mos u deklaruar se cilit kamp i takon.
Exit mobile version