Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadani, nga Vushtrria ka njoftuar se të premten janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me COVID-19, 171 persona janë shëruar, kurse gjashtë persona kanë ndërruar jetë.
Ndërsa IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,617 raste nga 30, 567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
NUmri total i rasteve pozitive është 5, 617 raste nga 30,506 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton IKSHPK.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, thuhet në njoftim.