Site icon Prishtinapress

E thotë përsëri presidenti Thaçi: Bashkimi kombëtar, nevojë e pashmangshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Drenasi sërish ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.

Duke përmendur izolimin që është duke iu bërë Kosovës nga BE-ja, i pari i shtetit tha se kjo është një nevojë e pashmangshme e Kosovës.

“Një nga pengesat që po i bëhen Kosovës është izolimi që po i ndodhë Kosovës nga mos uniteti i Bashkimit Evropian. Tash për këtë shtrohet nevoja që të jetojmë në një shtet të përbashkët dhe të ndodhë bashkimi kombëtar”, tha Thaçi.

Këto komente ai i bëri gjatë përurimit të shtatoreve të dy heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala në Drenas.

Exit mobile version