Site icon Prishtinapress

E quajti të vogël – Ramiz Lladrovci i kundërpërgjigjet Sami Lushtakut përmes dy postimeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku i cili tha se Lladrovci është “i vogël për të”.

Pas kësaj Lladrovci tha se në komunën e Drenasit sa të jetë ai kryetar do të sundojë ligji e s’do të ketë as të vogël e as të madh, por do të jenë të barabartë para ligjit.

Tutej ai tha se fotografia e publikuar më parë që fliste për “strucët”, ishte dedikim pë rata që e mbajnë kokën në zall.

Exit mobile version