7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

E papritur: Berisha zbulon detaje nga intervistat e tij me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Albin Kurtin

Gazetari Ridvan Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar lidhur eksperiencat e tij që ka përjetuar derisa kishte intervistuar liderë të Kosovës në televizionin publik.

Berisha ka thënë se Thaçi e ka pasion komunikimin publik sa edhe interesohej titujt që po dalin nga emisioni i tij.

“Vetëm Hashim Thaçi e ka pasion komunikimin publik deri në atë masë. Atij i ka interesuar edhe titulli se si po del. Më beso që e ka pasur këtë punë pasion”, është shprehur Berisha.

Ndërsa për Veselin, Berisha tregon një rast se si i kishte humbur kontrolli i frymëmarrjes për shkak të emocioneve.

“Edhe, regjia më kërkuan të shkojë me një bllok të marketingut. Kadriut i hupi kontrolli në frymëmarrje, për shkak të emocioneve”, ka thënë Berisha.

Derisa për Kurtin, Berisha thotë se ka qenë i ftuar në RTK sa herë që ka dashur.

“Albini ka qenë prezent në RTK sa herë që ka dashtë. Nëse është e kundërta, le të del ta demantojë. Me të s’kam pasur ndonjë raport, përveç se kur më futën në akuza që kinse unë jam shkaktar në rastin Dehari diçka… unë nuk frikësohem me fol dhe më ka mbet hatri shumë”, shtoi Berisha.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles