Site icon Prishtinapress

E konfirmon klubi: Futbollisti i Juventusit i infektuar me coronavirus

Juventusi ka lëshuar një komunikatë për media, ku bën të ditur se futbollisti i ekipit të parë, Daniele Rugani është infektuar me coronavirus.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga coronavirusi, ku në ditët e fundit janë anuluar edhe ndeshjet në Serie A.

“Futbollisti, Daniele Rugani është testuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht nuk ka simptoma”.

“Juventusi aktualisht është duke aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me të”, thuhet në njoftimin e klubit.

Juventusi në vikend ka luajtur ndaj Interit, ndërsa klubi nuk ka bërë të ditur që ai ka infektuar ndonjë tjetër.

Exit mobile version