Site icon Prishtinapress

E konfirmon Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem LVV-së me më së paku 600 aktivistë të AKR-së

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Bahtiri këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për Telegrafin.

“Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes. Madje me minimum 600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR”, ka thënë Bahtiri.

Kujtojmë se Agiom Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR. Mirëpo këtë ai e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.

“Çfarë dorëheqje, kurrë ma i fortë në jetë s’kam qenë. Nuk kam dhënë dorëheqje as në parti, as kërkund. Dje e kam pasur mbështetjen e fuqishme të strukturave të partisë që të bëjë koalicion me kë unë ta shoh të arsyeshme, kjo ka qenë ajo fuqia që e kam marrë dje. Unë jam në AKR dhe do të jem në AKR”, pati thënë ai.

Exit mobile version