
Hirving Lozano pritet të largohet nga PSV, pas ofertave të majme që ka pranuar.
Anësori meksikan është duke u kërkuar me ngulm nga Napoli, që janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell prishtinapress.eu
Lozano është në radarin e skuadrave si, Chelsea, Manchester United, Inter dh Milan, mirëpo napolitanët po i prijnë garës.
Meksikani ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime deri më tani te PSV-ja në të gjitha garat.