Turqia duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pretendimet e saj në Egjeun Lindor duke planifikuar rikthimin në zonat e kërkimit për gaz dhe naftë të anijeve të specializuara si edhe atyre ushtarake.
Marina turke ka njoftuar kryerjen e një stërvitjeje me armatim të vërtetë në zonën mes Qipros dhe ishullit grek Rodos duke sfiduar drejtpërdrejt Greqinë pas marrëveshjes së firmosur na kjo e fundit me Egjiptit për përcaktimin e kufirit detar në Mesdhe.
Marrëveshja në fjalë është kundërshtuar fuqimisht nga Turqia, e cila theksoi përmes Ministrisë së Jashtme dhe një gjë e tillë nuk ekziston pasi nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë.
Më herët, Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke futur zonat e interesave të tyre ekonomike edhe detin përreth ishullit të Kretës.
Duke folur për mediat turke, ish-ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë janë shprehur se është Turqia ajo që duhet të thotë fjalën e fundit për zhvillimet në rajon nisur nga potenciali ekomik dhe ushtarak i vendit.
Ish-drejtuesi i lartë i Marinës Turke, Cem Gurdeniz u shpreh për gazetën turke YeniSafak se marina turke nuk duhej të ishte tërhequr nga pozicionet e saj përballë marinës greke disa javë më parë pas ndërhyrjes së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me qëllim uljen e tensioneve midis dy shteteve të NATO-s.
“Turqia ka një pozicion të fuqishëm ushtarak dhe strategjik dhe duhet të sillemi si të tillë. Greqia nënshkroi marrëveshje me Egjiptin dhe thotë le të bisedojmë me Turqinë. Nuk dihet të biem në kurthin e tyre”, shprehet ai.
Më i ashpër tregohet edhe juristi Selami Kuran, i cili shprehet se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë sipas të drejtës ndërkombëtare.
“Nëse Greqia dërgon anije në atë zonë, atëherë është e drejta e Turqisë që t’i eliminojë ato”, shprehet ai.
Turqia dhe Greqia janë duke përjetuar tensione në raportet mes tyre gjatë viteve të fundit jo vetëm për shkak të ishujve të kontestuar, por edhe për ndarjen e pasurive poshtë ujërave të Egjeut Lindor. /abcnews